“SHULLAZI” TJETËR/Kryetari i arkitektëve ndryshoi qëndrim pas një kërcënimi

“SHULLAZI” TJETËR/Kryetari i arkitektëve ndryshoi qëndrim pas një kërcënimi

74
0
Shares

Kryetari i shoqatës së arkitektëve ndryshoi qëndrim në lidhje me stadiumin Qemal Stafa pas një kërcënimi që i është bërë atij fill pasi ishte shprehur kundër ndërtimit të kullës. Sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ndryshimi i qendrimit te Mitrojorgjit ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit qe iu be arkitektit te njohur.

“Cilin shullaz dergoi Edi Rama tek kryetari i shoqates se arkitekteve, per ta detyruar te ndryshonte mendje, te mbeshteste projektin e stadiumit.

Ndryshimi i qendrimit te Mitrojorgjit i cili fillimisht e kundershtoi qendren tregtare Qemal Stafa me kullen brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit te tmerrshem qe iu be arkitektit te njohur. Njesoj sic iu be Konit e Kules. Po meqe shullazi eshte ne burg, kesaj radhe vete Rama me gojen e me doren e tij i ka vene gjobe Mitrojorgjit. Me presion i zhvati nje “pendese” atij dhe e nxorri me vrap ne publik. Dhe kete e beri sepse projekti i kulles me stadium eshte klientelist, korruptiv, eshte me llogari te bera e me hesape te ndara, smund te pengohet. Ndaj iu mbyll goja Mitrojorgjit. Ndaj Mitrojorgji ndryshoi mendim. Mitrojorgji e pagoi gjoben e Rames.

Ku ndryshon ky i fundit nga shullazi, kush mund ta thote diferencen?”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY