Presidenti i SHBA, Barack Obama ka bërë një deklaratë ironizuese ndaj kandidatit republican Donald Trump, duke thënë se zgjedhjet presidenciale nuk janë një “reality show”.
Ai shtoi se puna e Presidentit të SHBA nuk është një shaka, por përkundrazi është një përgjegjësi mjaft serioze.
“Kjo është një punë vërtetë serioze. Kjo nuk është argëtuese. Kjo nuk është një reality show. Kjo është një garë për presidencën e Shteteve të Bashkuara” tha ai.
Më tej Obama foli edhe për deklaratat e bëra nga Trump duke thënë se premtimet e tij elektorale duhen ekzaminuar. Ai tha se qytetarët amerikanë duhet ti kushtojnë një vëmendje të veçantë premtimeve të tij dhe të pyesin veten se çfarë duan nga Presidenti i ardhshëm i SHBA.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/