Policia italiane ka hequr emrin e Altin Hajrit, kapoja i një organizate të madhe të trafikut të drogës, nga lista e personave në kërkim, pas vendimit të gjykatës së Venecias për ta pushuar çështjen ndaj tij.
Altin Hajri së bashku me vëllanë e tij, Emilajno Hajri, arritën t’i shpëtonin operacionit të madh antidrogë të policisë italiane më 28 tetor 2015, ndërsa ranë në pranga 2 kushërinjtë e tyre. Ka dyshime se dy vëllezërit Hajri fshihen në Shqipëri, ndërkohë sot nga policia e Durrësit u bë i mundur arrestimi i një tjetër prej kushërinjve të tyre të përfshirë në rrjetin e madh të trafikut të drogës, Fortuz Hajri i cili gjithashtu rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
“Bosi i bosëve”, 31-vjeçari Altin Hajri dhe Emiljani, i vëllai, përmes kodit alfanumerik që përdornin dikur nazistët ngritën katër celula në Itali. Heroina blihej me pesë mijë euro kg në Afganistan dhe e fshehur në makina kalonte fillimisht Iranin e Turqinë, për të mbërritur në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, teksa u shitej afrikanoveriorëve në Itali me 40 mijë euro kg.
Në pesë vite hetim, ekspertët italianë përcaktuan se laboratori i përpunimit të drogës ishte në Roverchiara të Veronës, ku u kapën 130 kg heroinë. Në Trento vepronin dy celula që merreshin me shpërndarjen dhe dorëzimin e mallit, ndërsa të tjera me dërgesat cash të parave në Shqipëri, përmes avionëve ose duke i fshehur në makina.
Aty shefi ishte Balla Hajri, kushëri i dy vëllezërve. Ndërkaq, celula e Padovës përbëhej nga kushëriri i Altinit, Fortuzi dhe nga Astrit Muça. Në total grupit iu kap 1 ton drogë dhe fillimisht u arrestuan 16 persona, por nga të gjitha arrestimet e viteve të fundit rezulton se këtij grupi i janë kapur gjithsej 32 shqiptarë të akuzuar për trafik droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/