Sarandë, gjenden 13 kg tritol, në një tokë pa pronar

Sarandë, gjenden 13 kg tritol, në një tokë pa pronar

69
0
Shares

Policia ka konstatuar rreth 12.9 KG lëndë plasëse të llojit “tritol” në një sipërfaqe toke pa pronar.

Në lagjen nr.4 Sarandë, pranë lagjes së quajtur “Baba Rexhepi”, në një sipërfaqe toke të gërmuar, janë gjetur një sasi me lëndë plasëse, me peshë totale prej 12 KG e 900 GR, të gjitha këto të mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe.

Kjo lëndë plasëse ishte e fshehur nën një qeskë plastike ngjyrë blu, ku brenda së cilës ishin të ndara në formë kallëpesh rreth 63 pako, të llojit “tritol”, me peshë 200 GR secila.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY