Gjykata e Tiranës dënon me 4 vjet e 6 muaj burgim të pandehurin Tom Ndoja, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për “Vjedhje me pasoja të rënda”, pasi nga hetimet rezultoi se, gjatë procesit të faljes në një xhami të Tiranës, ai i ka vjedhur një besimtari tjetër çantën e dorës, në të cilën gjendeshin edhe 10 mijë euro.
Në materialin e Prokurorisë së Tiranë thuhet se i pandehuri ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare.
“Pas vjedhjes, i pandehuri është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për të realizuar arrestimin e tij”.
Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka siguruar edhe të dhëna të tjera mbi personalitetin e të pandehurit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/