Sadiq Khan, djali i një shoferi autobuzi, u bë kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës duke fituar ndaj një kandidati konservator, që u përpoq ta lidhte atë me ekstremizmin.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, e uroi atë, ndërsa Khan ishte ende duke pritur njoftimin zyrtar të fitores.
Sadiq Khan, 45 vjeç, i rritur në lagjet e varfëra të Londrës, fitoi ndaj rivalit konservator, 41 vjeçarit Zac Goldsmith, djalë i një bankieri miliarder.
Kryetari i ri i bashkisë zëvendëson konservatorin Boris Johnson, i cili ka drejtuar qytetin prej 8.6 milionë banorësh prej 8 vjetësh. Johnson, është një prej politikanëve kryesorë britanikë që kërkon daljen nga Bashkimi Evropian dhe është një prej rivalëve, për të pasuar kryeministrin David Cameron si kryetar i partisë konservatore.
Khan arriti të fitojë përkundër akuzave të rivalit Goldsmith se ai kishte folur në të njejtat platforma si radikalët myslimanë dhe u kishte dhënë “oksigjen” ekstremistëve.
Zoti Khan thotë se ka luftuar kundër ekstemistëve gjatë gjithë jetës së tij dhe se i vjen keq që ka folur në të njejtën podium kur folës të tjerë kanë shprehur ide “të neveritshme” në fjalimet e tyre.
Në fjalimin e fitores Khan iu referua të origjinës së tij duke thënë se kurrë nuk e mendonte që “dikush si ai do të zgjidhej kryetar i bashkisë së Londrës”, duke premtuar të bëhet kryetar i të gjithë londinezëve. /VOA/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/