Punësoi dy kameriere në lokalin e saj, i shfrytëzonte për prostitucion

Punësoi dy kameriere në lokalin e saj, i shfrytëzonte për prostitucion

48
0
Shares

Agjentë të antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë ndaluar dy shtetase dhe po hetojnë në gjendje të lirë një të tretë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas një njoftimi për shtyp, dy shtetaset e ndaluara, të identifikuara me inicialet Z.M dhe F.Ç përdornin ambjentet e lokalit të tyre për qëllime prostitucioni.
Lokali që menaxhohej prej tyre ndodhet në rrugën e Kavajës ne kryeqytet, ku dy kamariere shfrytëzoheshin edhe si prostituta për klientët që vijnin kundrejt një pagese.

Sipas njoftimit, agjentët e antitrafikut kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin në fjalë dhe materialet ia kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.
Ndaj të ndaluarave janë ngritur tashmë akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “përdorim të lokaleve për prostitucion”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY