FOTO/ Nga Radio Televizioni Shqiptar përfundon në Olsi Radio Televizion

FOTO/ Nga Radio Televizioni Shqiptar përfundon në Olsi Radio Televizion

101
0
Shares

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se po zapton fondet e parashikuara për RTSH-në, duke emëruar një person me lidhje të ngushta me vëllain e tij, Olsi Rama.

“Radio Televizioni Shqiptar përfundon në Olsi Radio Televizion. Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetra milionë euro në vazhdim”, ka deklrarua Luçiano Boçi.

Ai ka publikuar një foto të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit ku shfaqet me drejtorin e ri të RTSH Thoma Gëllçin.

olsi rama

“Ja ku është udhërrëfyesi i Edi Ramës, i publikuar dje në disa media. Kjo foto. Ky është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend. Rregulloje me olsin, dhe e ke të garantuar. Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit. Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon”, është shprehur Boçi.

“Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka. Eshtë aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion”, është shprehur depiteti i PD Luçiano Boçi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY