Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zëvëndësojë në krye të PDK, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaci.
Veseli u votua sot në Konventën e PDK duke marrë të gjitha votat e delegatëve, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
“Faleminderit për besimin që keni treguar ndaj meje. Dua që në fillim të theksoj falënderimin tonë të përbashkët për njeriun që themeloi partinë, forcoi dhe fitoi… ish-kryetarin e PDK-së, presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi”, ka deklaruar Veseli, pas marrjes së postit të kryetarit.
Në konventën e 7-të të jashtëzakonshme të PDK-së në garën për kryetar të partisë është vetëm një kandidat.
Kadri Veseli , aktualisht drejton Kuvendin e Kosovës, është anëtar i PDK që në themelimin e saj. Më herët ka drejtuar shërbimin sekret të këtij vendi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/