STUDIMI/ Qëndrimi në natyrë e shton lumturinë

STUDIMI/ Qëndrimi në natyrë e shton lumturinë

156
0
Shares

Vënia e kontaktit me tokën rrit besimin tuaj te vetja, lufton ankthin dhe ju mëson të rigjeni bukurinë e gjërave të vogla që e bëjnë jetën të bukur. Ndaj qëndroni sa më shumë në natyrë

Sipas një sondazhi të kryer në Britaninë e Madhe, fëmijët që në vitin e fundit nuk kanë pasur mundësinë të qëndrojnë dhe të shijojnë natyrën e kalojnë 10 përqindëshin. Një shifër e rëndësishme, sepse vetëm falë ndërgjegjes së të tjerëve më të vegjlit mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së përditshme. Dashuria për natyrën gjatë fëmijërisë përbën një thesar të madh, një burim të dobishëm për të luftuar stresin dhe për t’u bërë persona më të lumtur.

happy_copy_1

Kundër ankthit

Qëndrimi në natyrë i bën mirë si trupit ashtu edhe mendjes. Kërkimet tregojnë se kalimi i kohës në ajër të pastër paraqet avantazhe të mëdha thuajse në çdo sezon: sistemi imunitar i përgjigjet më me efektshmëri rreziqeve të sezonit dhe te fëmijët zvogëlohen epidemitë e gripit. Kur vjen pranvera, dëshira për të dalë ndihet edhe më shumë: është momenti i duhur për të filluar aktivitetet sportive.

Strategjia

Koha për veten është një e drejtë, por shpeshherë kemi tendencë të shtyjmë ato gjëra të cilat na pëlqejnë. Është e kot të betoheni se do të shkoni për vrap në mëngjes në një kohë kur këtë lloj objektivi e përjetoni si detyrim dhe lodhje. Si alternativë shfrytëzoni pushimin e drekës dhe bëni atë që vërtet mund t’ju dhurojë një farë kënaqësie. Mjafton një shëtitje prej 20 minutash ose një piknik i paparashikuar për t’u ndier më energjik dhe vital.

girl beauty

Përfitimet

Në mesditë, dielli është në maksimumin e tij të shkëlqimit. Qëndroni nën rrezet e tij: do të jetë një “ilaç” natyral kundër depresionit dhe luhatjeve të humorit. Qëndrimi jashtë prodhon një seri reaksionesh në nivel biokimik; organizmi fillon të sekretojë endorfinën dhe rrit prodhimin e vitaminës D.

Hap pas hapi, përmirësohet qarkullimi i gjakut, çlirohen tensionet e grumbulluara dhe epiderma rigjen shkëlqimin e saj.

nature-kids

Meditimi

Meditimi krijon një lloj gjendjeje natyrale për qeniet njerëzore. Kjo ndodh kur mendja ndalon së “vrapuari” drejt të ardhmes ose në pengjet e të shkuarës: thjesht pranoni të ndaloni në të tashmen. Meditimi mbi bukurinë e të tashmes dhe shijimi i momentit është më i thjeshtë kur qëndrojmë në natyrë, sepse gjendemi në kontakt të thellë me vetveten dhe me tokën.

happyinnature

Merrni frymë thellë

Afrimi pranë pemëve është një terapi e vërtetë në gjendje që të largojë momentet e ankthit dhe të stresit, ku efektet janë provuar nga studime të shumta. Shfrytëzoni kohën e lirë për të bërë pak ecje në zona të gjelbra pranë vendit ku jetoni. Merrni frymë thellë. Dëgjoni qetësinë brenda dhe jashtë jush. Lërini shqetësimet të shkojnë dhe mendimet negative që pushtojnë mendjen. Ndieni muskujt, mundohuni të çlodheni, mbyllini sytë dhe jepni kohë vetes për të ndier përkëdheljet e diellit mbi lëkurë. Në kontakt me natyrën ju do të keni mundësi të fitoni një tjetër rilindje. Një harmoni të trupit dhe të mendjes.

natyra bukur

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY