Gerta, vajza që shau politikanët: Si më hoqën mikrofonin

Gerta, vajza që shau politikanët: Si më hoqën mikrofonin

86
0
Shares

Flogerta Krypi, një studente ka sharë politikanët shqiptarë në një takim të hapur me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe organizatorët ia kanë mbyllur mikrofonin.

Për Jetaoshqef.al Flogerta Krypi tha se pavarësisht kritikave fjalët e saj nuk ishin personale, por një e vërtetë. Ndër të tjera ajo tregoi me detaje se çfarë ndodhi dje në atë sallë dhe se cila ishte biseda e plotë.

“Kjo ka ndodhur dhe është thënë nga unë. Se mund të ketë dhe shumë pak fjalë që i kam harruar, dhe THEKSOJ, nuk paraqita asnjë problem personal, por thashë atë që sahanlëpirësit, servilat nuk do e thonin kurrë dhe paloçot që nuk dinë shqip jo më anglisht.

greta qe shan
-Kam ardhur të marr një leksion, jo të jap një të tillë. A mund të më ktheni përgjigje ju rinjtë për tre pyetje:

-Pse të rinjtë nuk lexojnë? Nuk janë të dhënë pas edukimit?

-Pse reforma nuk po kalon?

-A po bëjmë ne punën tonë mirë?

Përgjigja ime pasi më mohuan disa herë të drejtën e fjalës:

-A doni t’iu them të vërtetën?

-Po, vetëm të vërtetën. (Ambasadorja)

Pasi unë të përfundoj fjalët e mia dhe të them të vërtetën, babai im i cili është një punonjës shteti për 10 – të minuta do të pushohet nga puna sepse të thuash të vërtetën në këtë vend, kjo gjë ndodh. Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Doni të dini pse jemi injorantë?

Demokraci për mua do të thotë sa orë duhet që unë të punoj që të blej një libër. A e dini sa duhet të punojë nëna ime që të më blejë mua një libër? 2 ditë e gjysmë punë. Kurse në Gjermani duhet të punosh një orë për të blerë një libër.

A e dini çfarë ndodh në universitetet tona? Nëse ti nuk blen librin e profesorit, ti humbet universitetin. Fëmijët në shkolla mësojnë me libra të bërë me google translate dhe mbesin injorantë. Se në shkollë ne testohemi për kujtesën jo për atë që mësojë apo për atësitë tona. Se çanta e një fëmije që peshon 25 kg në fillore peshon mbi 15 kg nga ngarkesa.

Pse nuk bëhet reforma? Sepse nuk duan të bëhet. Sepse politika luan teatër me ne. Se të rinjtë zgjohen me mendimin si t’ia bëj të antarsohem në një parti që të paguajnë për të duartrokitur. Ata flenë me këtë mendim dhe zgjohen sërish ashtu. Sepse për 25 vite me rradhë politika shqiptare është ankuar për 45 vite komunizëm. Kujt dreqin i duhet kjo? Sepse këtu askush nuk qan për kombin tim.

Nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin për të mirën e popullit tim, por thjesht të akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të ndryshme. Në vende si këtu (kryeministri), vende në parlament dhe në vende të tjera ne askush na lejon të themi të vërtetën.

Dhe për të ardhur tek pyetja juaj. A po komunikoni ju në formën e duhur me ne? Ju jeni ambasadorë dhe po e bëni shumë mirë punën tuaj. Por askush nuk do t’iu dëgjojë sepse vendi im nuk ka ndërgjegje. Sepse askush nuk i lejon të kenë një të tillë. Doni të bëni diçka për këtë vend? Sillni 140 politikanë Jo Shqiptarë, jepuni pashaportë shqiptare dhe na ndihmoni të ecim përpara. A e dini që askush këtu nuk do të qëndrojë, të gjithë duan të ikin? Pyeti vetë? A doni të rrini këtu dhe më pas do të dini të vërtetën.

Ambsadorja u përgjigj, pasi tentuan të mos i jepnin të drejtën e fjalës:

Ne mund t’iu ndihmojmë nëse tregoheni të guximshëm, nëse thoni të vërtetën. Ne do t’iu mbështesim dhe do jemi aty për ju. Ne nuk e bëjmë dot këtë gjë për ju. Thjesht mos kini frikë”.

Pas kësaj bisede në sallë, Flogerta thotë se asaj i hoqën mikrofonin dhe nuk e lejuan që të fliste më tej.

“jo ashtu ndodhi vertete dhe jo vetem aty por qe para që une te merrja fjalen me hoqen mikorfonin nga dora, me pas e mora vete dhe ne mometn qe une e hapa asnje mikofon tjeter nuk punonte, kur une e perfundova ata donin te mbyllnin takimin pa i lene mundesi amabsadores të shprehej, por as ajo nuk heshti dhe tha fjalet qe jane ne fund”, tha Flogerta duke shtuar se kritikat ndaj sa nuk munguan. JOQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY