Një nga aleatët e qeverisë së Edi Ramës, kreu i PDS, Paskal Milo i ka kujtuar sot ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu që të respektojë standarted e diplomatit tri ditë para se diplomati amerikan të marrë pjesë në mbledhje të grupeve të më të mëdha parlamentare.
Milo deklaroi sot në një forum të partisë së tij se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Ai deklaroi se misionet diplomatike nuk mund ta identifikojnë Shqipërinë me këtë katundari politike.
“Misionet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë kanë arsye të jenë të lodhur, të zhgënjyer e të zemëruar me klasën politike shqiptare dhe me disa pseudo deputet. Ata nuk e identifikojnë Shqipërinë dhe shqiptarët me këtë katundari politike e parlamentare. Ndaj edhe i bëj thirrje ambasadorit mik amerikan, që për hir të kokëfortësisë së Berishës apo të skifterëve të tjerë të politikës shqiptare, krahët e të cilëve duhet të ishin prerë me kohë, të mos kapërcejë vijën e kuqe të statusit të tij diplomatik, sepse Shqipëria mirë apo keq, ka qënë dhe mbetet një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, sovraniteti i të cilit duhet reskpektuar në të gjitha rrethanat. Unë e kuptoj simbolikën e mesazheve të tij dhe në përdorimin e gjuhes së pazakontë diplomatike, sepse siç thuhet në Shqiperi “kështu i do mushka drutë”, por nëse mërzitet nga intrigat bizantine të politikes shqiptare, shpenzimet nuk duhet t’i paguajnë të gjithë shqiptarët. Shqipëria është mbi partitë politike”, deklaroi Milo.
Pas deputetit socialist Ben Blushi, ky është zëri i dytë që ka komentuar me nota pesimiste faktin që zyrtarë të diplomacisë në Tiranë detyrohen të shtyjnë me kërbac politikanët shqiptarë për të nxjerrë vendin nga korrupsioni, krimi dhe rënia ekonomike.
PDS është aleate e PS dhe në zgjedhjet lokale kishin kandidatë të përbashkët. Megjithatë marrëdhëniet mes dy partive nuk janë aq të ngrohta për shkak se Milo nuk ka marrë poste të larta në qeveri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/