Opozita ka shqyrtuar sot në nivel ekspertësh draftin e paraqitur nga dy misionet e huaja në Tiranë, Euralius dhe Opdat.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka diskutuar për 3 ore me ekspertet dhe anëtaret e Komisionit te Reformës ne Drejtësi, përfshi aleatin Fatmir Mediu propozimet më të fundit që u publikua të mërkurën.
Nesër, e dielë, pritet të mblidhet grupi Parlamentar për të marrë një vendim lidhur me qëndrimin e partisë më të madhe të opozitës ndaj draftit të reformës.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste per Integrim janë shprehur dakord për draftin ndërkohë që PD kërkoi një kohë për shqyrtim deri të hënë që vjen.
Opozita ka këmbëngulur vazhdimisht që votimi për drejtuesit e rinj të gjyqësorit të bëhet me 2/3 e Parlamentit gjë e cila nuk figuron në draftin e ekspertëve ndërkombëtarë që kanë shënuar emërimin me 3/5 e parlamentit, një shifër kjo që mund të plotësohet pa vështirësië nga partitë e mazhorancës.
Te henen paradite pritet te mblidhet komsioni I posacem I Reformes ne Kuvend per te votuar ne parim draftin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/