Hetimet kanë zbardhur detaje të tjera për aksidentin e ndodhur dje në Kavajë, ku një grua që udhëtonte me tre fëmijët e saj humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen.
Në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik trafikndarësja anësore ishte e shkëputur, pasi aty ndodhet një dalje për në rrugën dytësore të Qerretit. Në momentin e aksidentit, 24vjeçarja ka humbur kontrollin dhe automjeti është ngulur drejtpërdrejt në trafikndarësen me llamarina. Duke qenë të shkëputura, llamarinat kanë hyrë në derën e pasme të krahut të djathtë, duke prere dy fëmijet që ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.
Prokuroria ka nisur hetimet për përgjegjësit e mbikëqyrjes së rrugëve, pasi aksidenti ka të tilla përmasa, për shkak se trafikndarësja ka qenë e shkëputur. Sipas ekspertëve të aksidenteve, nëse përplasja do të kishte ndodhur pak metra më tej, aksidenti nuk do të kishte këto pasoja tragjike, ku dy të mitur (vëllezër) humbën jetën, ndërsa nëna dhe vëllai i tyre mbetën të plagosur. Gjithashtu, ekspertët thonë se drejtuesja e mjetit po lëvizte me shpejtësi brenda normave të lejuara, por për shkak të rrugës së keqe, ka humbur kontrollin e mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/