FOTO/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në atentat sot në Durrës

FOTO/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në atentat sot në Durrës

76
0
Shares

Vendi i ngjarjes

Ky është biznesmeni i ndërtimit Shpëtim Shala i cili është ekzekutuar me pistoletë në makinën e tij “Golf 5” me targa AA 086 HJ. Shala është gjetur i pajetë në mjetit e tij nga qytetarë të rastit.

Dyshohet se arma me të cilën ai u ekzekutua të ketë qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma në atë zonë. Policia ka rrethuar zonën duke ngritur disa postblloqe, por nuk kanë mundur të ndalojë autorët. 39-vjeçari Shala ishte i njohur për policinë si person me precedent të mëparshëm penal.

shpetim shala

Disa pista hetimore janë ngritur nga policia dhe prokuroria.E para është ajo e një hakmarrjes pasi dyshohet se ai mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale dhe e dyta ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit “Iliria” blutë sekuestruan një sasi cannabis.

Por për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4­vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Apeli i Durrësit dhe pse Prokuroria kish kërkuar dënimin e tij. Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjellë lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.

Hetuesit thonë se nuk përjashtohet pista e konkurrencës pasi Shpëtim Shala ishte një nga ndërtuesit kryesor në Durrës në zonën e plazhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY