Shqipëria, vendi ku njerëzit me paga të larta tatohen më shumë së...

Shqipëria, vendi ku njerëzit me paga të larta tatohen më shumë së në gjithë rajonin

130
0
Shares

Nëse je i talentuar, i mirëarsimuar dhe si rrjedhojë arrin të gjesh një punë me një pagë të mirë, në Shqipëri taksohesh dyfishi në krahasim me të gjithë vendet e rajonit.
Ndërsa Banka Botërore ka vënë në dukje se bizneset në Shqipëri kanë normat e taksave më të larta në rajon, së bashku me ato të Serbisë (Lexo:http://www.monitor.al/tabela-e-taksave-krahasuese-ne-rajon-shqiperia-kryeson-ne-tvsh-tatim-fitim-kontribute/Tabela e taksave krahasuese në rajon: Shqipëria kryeson në TVSH, tatim fitim, kontribute), një matricë e Këshillit të Investimeve “zbulon” se Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.
Edhe Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%.
Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt i përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.

Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%).
Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%. /MONITOR/

 

1 monitor

2 monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY