Kapen 700 kg drogë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Kapen 700 kg drogë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

67
0
Shares

700 kg drogë e llojit kanabis sativa, u kap në brigjet e Zakinthos, në Greqi. Operacioni i vlerësuar si ndër më të mëdhenjtë në Patra, u finalizua pas gjurmimit që efektivët bënë, pas informacioneve të mbledhura. Dyshimet janë se droga vinte nga Shqipëria, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që hashashi të ketë edhe mbërritur nga Italia.

Sipas policise, shtatë persona u arrestuan, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar të trafikur të drogës. “Ata dyshohet se i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës”­ njofton policia greke, por pa dhënë identitetin e të ndaluarve.

Pesë prej tyre dyshohet se ishin si “shoqërues” te mallit nga Patras në Zakynthos. Ndërkohë dy të tjerë ishin marrë me sistemimin e drogës në një banesë, deri sa të transportohej më tej, me shumë gjasë drejt Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY