Faksimile e vendimit te shkarkimit
Drejtoria arsimore e Dibrës largoi nga puna mësuesen e matematikës mandarina Kaca pasi mori pjesë në takimin që organizoi Blushi dhe Hafizi në Peshkopi.
Deputetja e PS, Mimoza Hafizi denoncon këtë shkarkim me pretekstin enjë anketimi të stisur.
“Mësuese Rina (Mandarina Kaca) jep prej 21 vitesh matematikë për nxënësit e Peshkopisë. Eshtë shkolluar e diplomuar në degën matematikë, Fakulteti Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka qenë mësuese në shkollën e mesme e tani në shkollën nëntëvjeçare “Demir Gashi”. E njoh prej disa javësh, kur u bashkua me ne në betejën për një politikë tjetër të Shqipërisë mbi Partinë. Ishte në ballë të bashkëbisedimit që organizuam në Peshkopi në muajin Prill.
Para pak ditësh Mandarinës i komunikuan largimin nga puna. Arsyeja: bashkimi me lëvizjen tonë politike.
Preteksi: një proces i stisur anketimi, përmbyllur me një vendim të shkruar pa respekt për gjuhën shqipe.
Vendimin shiheni vetë, e keni bashkëlidhur.
Ky është sistemi politik i ngritur prej 25 vitesh dhe që po ia merr frymën Shqipërisë. Sistem ku shteti përdoret për interesa politike e korruptive, sistem ku shteti parcelizohet në duar deputetësh që sillen si bajraktarë, sistem ku pushteti mbahet përmes dhunës dhe frikës.
Tentuam ta ndryshonim në 2013, por Rilindja e dështoi çdo përpjekje.
Përditë na ndodh që njerëz na takojnë apo na shkruajnë se duan të na bashkohen. Por kanë frikë! Që të mos e pësojnë si mësuese Rina. Që të mos i ndodhë siç parashikoi e reja Flogerta Krypi për prindërit e vet, kur denoncoi pikërisht këtë dhunë në një takim me ambasadorë para pak ditësh.
A do të vazhdojmë ta durojmë këtë sistem politik? A bëhemi dot bashkë për ta ndryshuar?”, shkruan Hafizi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/