LULZIM BASHA/ Edhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara

LULZIM BASHA/ Edhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara

69
0
Shares

Liar, është një fjalë që në Europë përdoret për të përshkruar njerëz si Edi Rama. Në Europë, gënjeshtari është dikush me të cilin të gjithë lajnë duart, sepse është i papranueshëm.

Sot në ditën e Europës, Edi Rama u shfaq me tërë përmasat e tij si gënjeshtar. Rrena e parë ishte se qeveria e mëparshme paska bllokuar afrimin e vendit me BE-në.

Po aplikimi për statusin e vendit kandidat, kur ndodhi? Po heqja e kufirit me vendet Schengen, lëvizja e lirë pa viza, kur ndodhi? Po rekomandimi per statusin kur ndodhi? Po bllokimi i marrjes së statusit të vendit kandidat, për shkak se Edi Rama refuzoi të votonte 3 ligjet, kur ndodhi? Edhe Rames si Roshit nuk i kujtohet e kaluara…

Kur ishte në opozitë bëri gjithçka që kishte në dorë për ta mbajtur vendin larg Europës. Sot në pushtet, më keq akoma, e ka kthyer vendin pas.

Inkriminimi i politikës dhe zyrave publike, shkatërrimi i zgjedhjeve dhe goditja e votës së lirë, krimi i organizuar, Shqipëria e para ne listën e drogës, korrupsioni në çdo degë të qeverisjes, ekonomia në humnerë, vrasja e shpresës dhe eksodi masiv, të gjitha këto janë jo vetëm akte të Edi Ramës kundër popullit të tij, por sidomos akte anti-Europë. Kush nuk e di se ky përzgjodhi pikërisht ata që kishin kryer krime dhe vrasje në Europë, Roshët, Bushët, Prengët, Ndokët, Frrokët, për të përfaqësuar shqiptarët në Parlament, pushtet vendor etj.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë shpesh në udhëkryq. Ka pasur ky vend në historinë e tij pengesa e armiq në rrugëtimin drejt Europes, që kanë dashur ta mbajnë larg aspiratës shekullore. Dje Haxhi Qamili e më pas regjimi komunist, dhe sot Edi Rama. Por nuk ia kanë dalë asnjëherë. Shqiptarët dinë të zgjedhin, dhe zgjedhja është e qartë. Vetëm një Shqipëri pa Edi Ramën është Shqipëri europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY