Amerikanët të kënaqur me votimin e draftit të reformës. Rama përshëndet vendimin

Amerikanët të kënaqur me votimin e draftit të reformës. Rama përshëndet vendimin

74
0
Shares

Pak minuta pas votimit në Komisionin e Reformes Zgjedhore të draftit Ambasada amerikane në Tiranë e ka përshëndetur aktin.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomandimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Edhe Kryeministri Rama ka deklaruar se është hap i madh. “Hap i madh perpara votimi ne parim i draftit kushtetues te Reformes ne Drejtesi nga Komisioni i Posaçem, bash ne diten e Europes”, tha Kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY