Vjollca Hoxha humbet gjyqin për Top Channel

Vjollca Hoxha humbet gjyqin për Top Channel

100
0
Shares

Vjollca Hoxha humbet gjyqin në lidhje me aksionet e kompanisë Top Channel. Gjykata e Faktit, e cila ka marrë në shqyrtim cështjen në themel, i ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës
.Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e administratores të përkohshme në Top Channel, Vjollca Hoxha, sot me vendimin e dhene.

Albert Sino dhe Aurel Baci aktualisht zotërojnë 60% të aksioneve të kompanisë mediatike, Top Channel, ndërsa Vjollca Hoxha është pronare e vetëm 8% të aksioneve të kësaj kompanie mediatike. Gjykata e Faktit sapo ka dhënë vendimin kundër Vjollca Hoxhës duke ju dhënë të drejtë pronarëve legjitim mbi pronësinë e Top Channel.

Çështja ka filluar në muajin janar pas largimit të administratorit Enkelejd Joti. Pas largimit të këtij aksionerët e shumicës emëruan me konsensus Vjollca Hoxhën si administratore, e cila pasi mori firmat e shumicës i paditi duke kërkuar aksionet të cilët ata i kishin blerë nga themeluesi i kompanisë mediatike Top Channel, i ndjeri DritanHoxha. Ditën e sotme, Gjykata e Faktit ju ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, duke hedhur poshtë pretendimet e Vjollca Hoxhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY