Basha për heqjen e mandatit të Kokëdhimës: Triumf i drejtësisë

Basha për heqjen e mandatit të Kokëdhimës: Triumf i drejtësisë

73
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet statusi në facebook përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës, duke e konsideruar “një triumf të ligjit dhe të drejtësisë”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut”, shprehet Basha.
”Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës.”, shtoi më tej kreu i demokratëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY