FBI përmirëson teknologjinë e testimit të ADN-së

FBI përmirëson teknologjinë e testimit të ADN-së

74
0
Shares

Laboratorët e FBI-së në mbarë Shtetet e Bashkuara këtë vit vunë në përdorim një teknologji të avancuar për testimin e ADN-së. Metoda e re ul ndjeshëm mundësinë statistikore që dy persona me lidhje gjaku të rezultojnë me një profil të ngjashëm ADN-je.
Zëri i Amerikës vizitoi laboratorin që zhvilloi metodën e re.
Siç përshkruhet në filmat investigativë, krahasimi i përbërësve biologjikë të gjetur në vende krimi me kampionë ADN-je të marra nga persona të dyshuar, mund të ofrojë një zgjidhje të suksesshme të çështjes.
Gjeni njerëzor përmban rreth 3 miliardë çifte nuk nukleotidesh dhe është praktikisht i pamundur analizimi i të gjithëve. Prandaj, laboratorët kërkojnë të ashtuquajturat “shenja”, ose sekuenca ADN-je.
Për të bërë të mundur që rezultatet e testimeve të provave nga skenat e krimit të jenë njësoj në të gjithë vendin, në vitin 1997, FBI-ja përcaktoi 13 shenja si standardin kombëtar të testimit.
Por, njëzet vite më pas, gjërat kanë ndryshuar.
“Gjatë këtyre viteve, baza kombëtare e të dhënave të ADN-së është rritur në rreth 16 milionë profile. Kur gjurmon për vetëm 13 pjesëza informacioni, ekziston një shans i vogël që dy njerëz të kenë të njëjtin profil ADN-je”, thotë shkencëtari biolog Mike Coble, i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë.
Që nga 1 janari, FBI-ja e rriti në 20 numrin e shenjave, duke përmirësuar kështu metodën e krahasimit të kampionëve dhe duke ulur gjasat e një gjetjeje të gabuar.
Tre nga shtatë shenjat e reja u zhvilluan në Institutin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë (NIST), i ndodhur pranë Uashingtonit.
“Ne ofrojmë materiale standarde referimi për laboratorët e kriminalistikës në të gjithë SHBA-në. U dërgojmë tuba të vegjël ADN-je dhe çdo vit, laboratorët në SHBA duhet të studiojnë këto mostra për t’u siguruar që nxjerrin rezultate të tilla”, thotë shkencëtari Coble.
Zoti Coble thotë se lidhja e shenjave të ngjashme mund të bëhet manualisht, por shumë laboratorë në SHBA kanë blerë makineri që e shpejtojnë punën.
Shkencëtarët po zhvillojnë tashmë një gjeneratë të re të kësaj teknologjie, të quajtura “sekuencim paralel masiv”, që do t’u japë ekspertëve kriminalistikë mundësinë e testimit të kampionëve për ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve, gjatësinë dhe madje edhe moshën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY