SALI BERISHA/ Heqja e mandatit të Kokëdhimës, arritje në procesin e dekusarizimit

SALI BERISHA/ Heqja e mandatit të Kokëdhimës, arritje në procesin e dekusarizimit

69
0
Shares

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti hequr mandatin Kokëdhimës, një arritje e vërtetë në procesin e dekusarizimit të parlamentit! Sot, në ditën e Europës, uroj shqiptarët të realizojnë sa më shpejt anëtarësimin e tyre të plotë në Bashkimin Europian.
Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të merituar bashkëkryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima, dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar.
Kur mendon se dje dy vogëlushë, të nisur me të ëmën, për të takuar në burg, në qeli, të atin e tyre që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton sarajet buzë uji në Qeparo duke shkelur 10 ligje, nuk ka sesi të mos ndjehesh i lënduar deri në palcë.
Me gjithë këtë dua ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy ëngjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, nuk njeh normë, nuk njeh moral përvec pasurimit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY