Aksidenti tragjik në Kavajë, daja i fëmijëve tregon si ndodhi përplasja

Aksidenti tragjik në Kavajë, daja i fëmijëve tregon si ndodhi përplasja

66
0
Shares

Dy ditë më parë një aksident  u mori jetën dy fëmijëve pasi makina e drejtuar nga nëna e tyre u përplas me trafikndarësen në rrugën dytësore Golem-Kavajë. Gruaja me inicialet S. N., 24 vjeç, drejtonte automjetin tip “Benz” dhe ishte me tre fëmijët e saj. Përplasja me trafikndarësen ka rezultuar fatale për dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën.
Por, si qëndron e vërteta e këtij aksidenti?
Vëllai i shoferes dhe njëkohësisht daja i fëmijëve që ndërruan jetën shkruan për Jetaoshqef.al se si qëndron e vërteta e këtij aksidenti, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e aksidentit dhe atë çfarë ndodhi më pas.
Ai tregon se nëna është hutuar nga zhurma që po bënin fëmijët e saj, duke i tërhequr vëmendjen dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, goma e makinës ka hyrë në kanalin anësor duke u përplasur me trafikndarësen, gjë e cila ka rezultuar fatale për djalin dhe vajzën e saj.
Vëllai i gruas shpjegon se makina ka qenë duke udhëtuar brenda çdo norme, por ky ishte fati i vogëlushëve. Për të mos mjaftuar me kaq, ai tregon se si u prit gruaja e traumatizuar nga infermierët, të cilët e pyesnin nëse e kishte marrë portofolin me vete duke e lënë në atë gjendje, pa i dhënë qetësues.

Më poshtë mesazhi i dajës së vogëlushëve …
daja1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY