Banorët e Durrësit kanë parë sot një spektakël në mes të rrugës. Sigurisht, bëhet fjalë për “spektakle” që ne shqiptarët i kemi zakon. Tashmë nuk është më çudi të shohësh dy persona duke u zënë në rrugë, por kur ata janë në moshë madhore, të bën përshtypje kjo gjë.
I tillë është rasti i raportuar për Jetaoshqef.al, ku disa qytetarë kanë qenë dëshmitarë të një sherri pranë Pallatit të Sportit, në Durrës. Një grua është zënë keq me një burrë, duke i kërkuar llogari dhe e kap nga këmisha. Në fakt nuk dihet saktësisht se cila është arsyeja që gruaja reagon në atë mënyrë, duke ulëritur në mes të rrugës, por kuptohet se burri është në siklet nga ajo “shfaqje” ku ai ishte protagonist kryesor.
Madje burri i gjuan me shpullë asaj, duke tentuar që gruaja të stepet dhe të mos e ndjekë, por ajo nuk ndalet. Revoltimi i saj është aq i madh dhe vazhdon t’i ulërasë me të madhe, saqë burri detyrohet të largohet me vrap.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/