Ja dëshmia e biznesmeni nga Lushnja, që fundosi Emiljano Shullazin

Ja dëshmia e biznesmeni nga Lushnja, që fundosi Emiljano Shullazin

64
0
Shares

Kallëzimi i një biznesmeni duralumini nga Lushnja është bërë shkak që Gjykatat e Apelit për Krimet e Rënda të vendosë mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit.

Dëshmia e tij, mësohet të jetë përdorur në gjyqin e Apelit nga Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, duke bindur gjykatën që të lerë në burg treshen e rrezikshme.

Shqiptarja.com shkruan se bëhet fjalë për një biznesmen që në 25 janar 2016, në biznesin e tij shpërtheu një sasi e vogël tritoli. Prokurorët kanë përdorur një material të tërhequr nga prokuroria e Lushnjës, dhe më konkretisht dëshminë e biznesmenit Adriatik Kërçuku, të cilën e kanë përdorur si provë të re kundër Shullazit dhe dy personave të tjerë të arrestuar. Nisur nga ky element i ri, ata kanë kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, masë kjo që është pranuar në fund të seancës gjyqësore nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Kërçuku, rezulton të ketë depozituar një dëshmi në komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se s’mund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës. Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY