TERRORIZMI/ Arrestohen 2 persona në Itali; po planifikonin atentate në Europë

TERRORIZMI/ Arrestohen 2 persona në Itali; po planifikonin atentate në Europë

52
0
Shares

Karabinierët e Repartit të Operacioneve Speciale në Bari të Italisë kanë ndaluar dy persona me kombësi afgane, nën akuzën e terrorizmit ndërkombëtar.

Sipas mediave italiane, nga hetimet e kryera nga Drejtoria Rajonale e Antimafias ka rezultuar se të ndaluarit po planifikonin sulme në Itali dhe Angli, informon top channel.
Ndërkohë, 3 persona të tjerë, të akuzuar për terrorizëm dhe favorizim të emigracionit klandestin, janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, të ndaluarit rezultojnë të jenë pjesë e një organizate mbështetëse të terrorizmit ndërkombëtar në Itali dhe vende të tjera si Francë e Belgjikë.

Organizata në fjalë ishte e tipit kriminal, e mirëstrukturuar dhe shërbente si një rrjet për mbështetje logjistike në favor të grupeve të njohura terroriste si ISIS apo Al Kaeda.
Personat e ndaluar, sipas hetuesve, u ofronin mbështetje individëve të gatshëm për të kryer sulme vetëvrasëse apo aksione ushtarake në vende të huaja.

Hetimet mbi këtë grup nisën 16 dhjetorin e kaluar, kur karabinierët ndërhynë pas sinjalizimeve se individë të dyshimtë po filmonin subjektet në aeroportin e Barit. Në telefonët dhe kompjuterët e tyre policia gjeti materiale me të dhëna për armët dhe video me stërvitjet e militantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY