Ja pse mungoi ish kryeministri Berisha në takimin me ambasadorët

Ja pse mungoi ish kryeministri Berisha në takimin me ambasadorët

83
0
Shares

Dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin mbërritën sot në orën 10:00 në selinë e Partisë Demokratike ku diskutuan më shumë se 90 minuta në lidhje me reformën në drejtësi dhe dhanë mesazhet e tyre që edhe publikusht kanë nënvizuar se ajo duhet të përmbyllet sa më shpejt.

Kanë qenë deputetët Edi Paloka dhe Jorida Tabaku që i kanë pritur tek dera, ndërsa ajo që ra në sy ishte mungesa e ish­kryeministrit Sali Berisha në këtë mbledhje. Mungesë bëri edhe deputeti Genc Ruli.

E pyetur nga “Panorama”, zëdhënësja e PD­së, Erla Mëhilli ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së ish­kryeministrit në këtë takim. “Mungesa e zotit Berisha ne mbledhje eshte normale pasi ai ka takime konstante me ambasadoret per reformen ne drejtesi. Nderkohe ambasadoret sot jane ne mbledhje per te brifuar deputetet e tjere te PD” tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY