Ka përfunduar mbledhja e grupit PD e cila zgjati gati 2 orë me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, në dalje të mbledhjes ata u shprehen se ky takim isht ei dobishëm dhe konstruktiv dhe se PD ka patur një rol të rëndësishëm në 23 vitet e fundit në zhvillimin e Shqipërisë.
Donald Lu u shpreh se përfaqësonte një vend që ka luftuar për një Shqipëri sovrane, “Unë përfaqësoj një vend që më shumë se 100 vite ka luftuar për të mbajtur një Shqipëri sovrane, dhe në 25 vitet e shkuara kemi punuar për të arritur gjëra të mëdha. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Presim që kjo të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi”, është shprehur Lu.
Ndërsa Vlahutin e ka knosideruar këtë takim si mjaft të rëndësishëm dhe konstruktiv pasi janë sqaruar disa cështje të cilat nuk ishin të qarta më parë “Ka qenë një diskutim shumë konstruktiv. Sqaruam disa çështje që nuk ishin të qarta më parë por çfarë është më e rëndësishme është se në të gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë e aleatë të Shqipërisë dhe në ditët në vijim të gjithë energjitë tona t’i vendosim që kjo reformë të kryhet . Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe për BE dhe do sigurohemi që do të ketë një mekanizëm shumë serioz për ta monitoruar. Që ajo që shkruhet në letra të bëhet realitet”, është shprehur Vlahutin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/