Pasi ka përfunduar mbledhja e grupit PD e cila zgjati gati 2 orë me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se kushti kryesor për reformën në drejtësi është moskapja politike e drejtësisë.
Po ashtu kreu domokrat tha se, “reforma në drejtësi ka zgjatur e mund të zgjasë, pasi rëndësi ka produkti dhe jo koha”.
“Partia Demokratike është mbështetësja më e qartë dhe më e vendosur e reformës në drejtësi. Kushti i vetëm i PD-së është moskapja politike e drejtësisë. Kemi mirëkuptimin e plotë të tejkalimit të rezistencës së pushtetit që mbron korrupsionin”, tha Basha para mediave.
Kreu demokrat shtoi: “Reforma nuk është letra, por zbatimi i saj përballë oligarkisë që sot i ka vënë vetes një damkë të rëndë. Ndaj dhe ka zgjatur e mund të zgjasë, pasi rëndësi ka produkti dhe jo koha. Nuk vendos për kohën PD-ja, të shikojmë se çfarë do të bëjë pala e nervozëve. Një produkt skarco nuk të bën punë, pasi ata që gjykojnë, shohin produktin dhe jo afatin”.
Basha theksoi se “ambasadorët e gjetën dhe e lanë PD-në aspak nervoze për reformën”.
“Nervoziteti është te Edi Rama, i cili i bëri presion Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/