Patozi në takimin me ambasadorët: Reforma në drejtësi, a është kjo mrekullia...

Patozi në takimin me ambasadorët: Reforma në drejtësi, a është kjo mrekullia që do ndryshojë situatën?

53
0
Shares

Zbardhet fjala e deputetit Astrit Patozi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat me ambasadorët e BE dhe SHBA­së, Romana Vlahutin dhe Donald Lu. Deputeti ka nënvizuar faktin se reforma në drejtësi që ndërkombëtarët e kërkojnë me aq ngulm, nuk i jep zgjidhje disa tipareve të kësaj qeverise, siç është kërcënimi i gjyqtarëve, duke sjellë në tryezë para ambasadorëve edhe shembuj konkret.

“Pyetja është: “a është reforma në drejtesi gjëja me e rendesishme qe ka nevoje Shqipëria? A eshte kjo mrekullia qe do ndryshoje situaten?” Personalisht mendoj se vendi ka nevojë për reformë tërësore kushtetuese. Një rithemelim të Republikës, rikonceptim të politikës, një kontratë të re sociale që nis me zgjedhjet. Ju e pate vetë si ishin ato te fundit dhe reforma në drejtesi të jetë vetem nje kapitull i saj. Po jap dy shembuj të fresket:

Dje kryeministri kërcënoi Gjykaten Kushtetuese se dha një vendim kundër tij. Një tjeter zyrtar i lartë ftoi popullin në proteste tek dyert e Gjykatës Administrative. Kjo është katastrofike dhe këtë nuk e zgjidh dot reforma në drejtësi. A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te kesaj reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj?”, shtroi pyetjen Patozi. “Ky takim është finishi i një investimi të gjatë dhe persistent. Bie dakord me ambasadorin Lu që jemi ne nje situate te pazakonte që kërkon veprime të pazakonta. Fatmiresisht, PD ka më pak përgjegjësi për këtë anormalitet në Shqipëri. Sepse pergjegjesite kryesore i ka mazhoranca Rama dhe Meta”, tha Patozi. Në pergjigje te fjales se Patozit, ambasadorja e BE­se, Vlahun ti tha se ishte dakord me cfare deklaroi deputeti demokrat “Republika e Re duhet bere nga vete politika”. /Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY