Deputetja e Padtisë Demoktarike Albana Vokshi bëri të ditur se nga mungesa e barnave dhe kurave për personat me HIV/AIDS, në 10 ditë kanë humbur jetën 6 të sëmurë në vendin tonë.
Sipas Kryetares së Komisionit parlamentar të Shëndetësisë Vokshi, personat e prekur nga HIV-AIDS prej 4 javësh vuajnë mungesën e tri medikamenteve në shërbimin e infektivit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku trajtohen rreth 400 pacientë. Bëhet fjalë për tri medikamente Aluvia, Ritonavir dhe Atzanavir. Trajtimi me antiretrovilar (ARV) i pacientëve të infektuar me HIV bëhet me disa lloje skemash ku përfshihen medikamente të ndryshme.
Medikamentet që mungojnë sipas Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV në Shqipëri, janë për atë grup pacientësh që kanë bashkëinfeksione, pra që veç virusit HIV, kanë edhe infeksione të tjera, si hepatiti B dhe C. Gjë kjo që e bën edhe më të rëndë situatën e këtyre pacientëve, pasi janë në një stad më të avancuar të sëmundjes.
Çështja e mungesës së medikamenteve të personave që vuajnë nga HIV/AIDS është ngritur si problem edhe më herët nga deputetja e opozitës, Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit parlamentar të Shëndetësisë.
Pak ditë më parë, gjatë një daljeje publike, Vokshi akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se po bllokon çdo lloj informacioni, edhe pse ajo u është drejtuar me kërkesë zyrtare institucioneve në varësi të MSH.
“Kam disa kërkesa për informacion të dërguara javët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Edhe pse afati prej 2 javësh, sipas ligjit ‘Për Statusin e Deputetit’ ka kaluar, asnjë përgjigje nuk ka ardhur. I jam drejtuar ministrit dhe QSUT-së, në cilësinë e deputetes dhe kryetares së Komisionit Parlamentar, ku kam kërkuar informacionin për aparaturat e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Por, Beqaj dhe Drejtoria e QSUT mban në sirtar kërkesën bashkë me informacionin. Pse ministria nuk shpjegon për arsyet e mosvënies në punë të akseleratorit linear, inauguruar pak muaj më parë? Kjo shkresë është dërguar me datë 19 prill, ku kam kërkuar informacion në lidhje me mungesat e të gjitha barnave dhe kurave për të sëmurët më HIV/AIDS, si dhe pasojat që mund të kenë të prekurit nga kjo sëmundje. Në të dyja rastet, drejtuesit e QSUT-së bllokojnë informacionin. Nga frika, apo bashkëfajësia, administratorja e QSUT-së shkel çdo afat kushtetues për të dhënë informacionin e kërkuar nga parlamenti”, theksoi Vokshi.
Pas deklaratës së deputetes, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, duke i quajtur gënjeshtra deklaratat e Vokshit. “Akuzat e PD janë kryekëput gënjeshtra dhe trillime të dëshpëruara. Sejmenët e Lulit sajojnë deklarata për media, për të tërhequr vëmendjen nga përballja me drejtësinë për pasojat e shpifjes ndaj MSH. Si në çdo rast, edhe këtë herë, me daljet publike të PD-së dhe znj. Vokshi, e vërteta është krejt ndryshe. MSH i është përgjigjur hollësisht çdo kërkese për informacion që ka ardhur nga çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë brenda afateve të parashikuara në legjislacionin shqiptar, siç është edhe rasti i praktikave të kontratave të tri partneriteteve publike-private të MSH-së, të cilat siç znj”, thuhet në deklaratën e MSH.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/