Protesta, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Presion e cenim i imazhit të gjykatës

Protesta, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Presion e cenim i imazhit të gjykatës

85
0
Shares

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar sot, lidhur me protestën e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Nëpërmjet një deklarate Unioni shprehet se “protesta e thirrur nga kryetari i Bashkisë ka ushtruar trysni ndaj gjykatës, duke shkaktuar edhe funksionim normal të punës. Shqetësuese dhe  e paprecedentë ishte ushtrimi i trysnisë ndaj trupës së gjyqtarëve. Ajo cenoi në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës. Protesta ka penguar funksionimin normal të punës në këtë institucion. Të ndërpritet çdo lloj trysnie ndaj gjykatës dhe të lejohen organet të ushtrojnë autoritetin e tyre”.

 

Deklarata e plotë e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË
        BORDI DREJTUES
Nr. _____ Prot.                                                       Datë 11 maj 2016

DEKLARATË PËR SHTYP

Në datën 11.05.2016 përpara godinës ku ushtron veprimtarinë e saj Gjykata Administrative e Apelit, u mbajt një protestë e cila filloi në orën 10:30 dhe zgjati deri në orën 13:15. Nga mediat kemi ardhur në dijeni se protestën e ka thirrur dhe organizuar Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj. Duke respektuar të drejtën e protestës së gjithkujt, në format dhe mënyrat që parashikon ligji, ngremë shqetësimin tonë në lidhje me ushtrimin e trysnisë ndaj gjithë trupës gjyqësore të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me çështje konkrete, të cilat janë ende në gjykim. Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore është i paprecedentë. Mënyra e zhvillimit të kësaj proteste përpara godinës së gjykatës jo vetëm ka penguar funksionimin normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, por ka cenuar në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës.
Në këto rrethana, kërkojmë nga organet kushtetuese vendimmarrëse në lidhje me gjykatat, që të ushtrojnë autoritetin e tyre kushtetues dhe ligjor për të ndërprerë çdo lloj trysnie jo vetëm ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit por edhe gjithë gjykatave të tjera.
Lutemi gjithashtu organizmave ndërkombëtarë, që veprojnë në Shqipëri të mbikëqyrin situatën dhe të ushtrojnë sadopak ndikimin e tyre, për eliminimin e çdo forme të presionit ndaj Gjykatës Administrative të Apelit në veçanti dhe gjithë gjykatave në përgjithësi, pasi ky fenomen i përsëritur po kërcënon rrezikshëm pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

BORDIT DREJTUES

UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY