Mimoza Hafizi flet për të ardhmen e saj…, në PS apo jashtë...

Mimoza Hafizi flet për të ardhmen e saj…, në PS apo jashtë saj…!

100
0
Shares


Edi Rama – Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi ka sqaruar debatin e djeshëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, mes saj dhe kryeministrit Rama. Ndërkaq, ajo reagon edhe për foton e publikuar sot, në gjithë mediat, ku dukej duke folur me Gramoz Ruçin.
 “Zotin Ruçi, sot e takova rastësisht dhe e sqarova për situatën e djeshme, meqenëse ma kërkoi”, shprehet Hafizi, e cila tregon edhe cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj PS.

Zonja Hafizi, cili qe debati i djeshëm në grupin parlamentar?
Debati u hap nga Ministrja e Arsimit, e cila m’u drejtua  lidhur me një status në facebook që unë kam nxjerrë para dy ditësh. Statusi im ka të bëjë me largimin nga puna të një mësueseje në Peshkopi me procedura tërësisht antiligjore dhe me një proces të stisur. Unë nuk i jam drejtuar paraprakisht për asnjë verifikim Ministres së Arsimit për procesin në fjalë. Që prej ditës, kur unë kam kërkuar në mënyrë ligjore dhe statutore në Asamblenë Kombëtare të PS, verifikim të farsës së Referendumit në PS  dhe përgjigja e Edi Ramës ka qenë një “Jo” arrogante dhe e paligjshme, unë nuk pranoj të ndërmarr më asnjë proces verifikimi ligjor në atë parti. Nuk ka shpresë! Meqenëse debati u hap dhe për më tepër ministrja tha të pavërteta që unë i kam të faktuara, kërkova fjalën që të sqaroja të vërtetën time para grupit. Fjalën ma dha zoti Ruçi.

Cili qe reagimi i  kryeministrit Rama?
Edi Rama më ndërpreu që në fjalinë e parë. Nuk më la të sqarohesha para kolegëve. Madje pretendoi që fjala m’u dha padrejtësisht, se unë s’duhej të kisha të drejtë fjale!  Debatova disa minuta me të dhe kur e pashë të pamundur që të arrija të shpjegohesha, u largova nga mbledhja.

A folën të tjerë kolegë nga grupi parlamentar, a u përfshinë në debat?
Pati disa përshpërima që u shuan. Vetëm Arta Dade ngriti zërin e revoltuar që në atë bashkësi dikujt nuk i jepej fjala, kur ishte absolutisht e nevojshme të sqarohej situata. Fakti që unë isha zonjë u theksua fort nga Arta, që është mbrojtëse e paepur e dinjitetit dhe e të drejtave të grave, por për mua kjo nuk kishte shumë rëndësi. Se ky ndalim flagrant fjale është i rëndë në demokraci, njëlloj si për gratë dhe për burrat.

Ju do të vazhdoni të qëndroni në PS, zonja Hafizi?
Dje ndodhi diçka që pritej, diçka që shkon në linjën e degradimit të kësaj force politike, degradim që besoj e ka të qartë çdo shqiptar, pas këtyre muajsh beteje të hapur që kemi zhvilluar me disa kolegë. Është e dhimbshme, se PS i kemi kushtuar kaq shumë vite jete, veç ndërgjegjen e kemi të pastër, se bëmë ç’mundëm, por nuk ia dolëm! /dritare.net/

mimoza hafizi - gramoz ruci
Mimoza Hafizi – Gramoz Ruçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY