Kisha Katolike: Reforma në drejtësi të largojë lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Kisha Katolike: Reforma në drejtësi të largojë lidhjet me krimin dhe korrupsionin

61
0
Shares

Kisha Katolike ka komentuar dje Reformën në Drejtësi duke kërkuar nga ligjvënësit që të eliminohet cdo mundësi për përfshirjen e figurave më të shkuar kriminale dhe korruptive.

“Së pari, kjo reformë duhet të garantojë që, ato apo ata, të cilët do të përfaqësojnë popullin si të zgjedhur apo që do të shërbejnë si të emëruar, të jenë figura të pastra nga precedentë kriminalë apo afera korruptive. Nevoja e njerëzve të përkushtuar dhe që shërbejnë pa interesa të dyta apo për të mbuluar të kaluarën e tyre, është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë dhe sidomos në fuqizimin e organeve përfaqësuese në të tria pushtetet që njeh demokracia: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është jetike për vendin dhe për kuptimin e drejtësisë që kush punon në këto organe të ketë një sens përgjegjësie dhe drejtësie të spikatur e plot me pasion, përveçse të jetë një figurë e papërlyer nga barra e korrupsionit dhe kriminalitetit.

Së dyti, Kisha Katolike mbështet nismat për mosdiskriminimin dhe reflektimi i saj nxitet nga kujdesi për çdo lloj situate njerëzore që kërkon delikatesë dhe tutelë. Në këtë prizëm, edhe në Kishën Katolike, ka një reflektim që shkon në drejtim të përkujdesjes dhe mosdiskriminimit në të gjitha dimensionet e jetës njerëzore. Nga ana tjetër ne kërkojmë nga ligjvënësit që këto ndryshime, në një të nesërme, të mos prekin kodin dhe sensin e familjes, që për ne të krishterët është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Ashtu e ka theksuar edhe Papa Françesku në dokumentin e tij të fundit Amoris Laetitia duke thënë shprehimisht: ‘…vetëm bashkimi ekskluziv ndërmjet një burri dhe një gruaje kryen një funksion shoqëror të plotë, duke qenë se është një angazhim i qëndrueshëm që bën të mundur vazhdimësinë e jetës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kishës Katolike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY