Kryeministri Edi Rama u përgjigj në akuzat e opozitës se qeveria e majtë po ndërton nj krosi preferenciale për investimet kineze ne vend duke larguar nga Shqipëria investimet amerikane. Deputeti republikan Fatmir Mediu tha se qeveria duhet të japë llogari se pse po shtohen kinezët dhe po zvogëlohen amerikanët.
“Nuk ka krosi preferenciale për investimet kineze dhe të largojë investimet amerikane. Nuk ka asnjë preferenmcë. Të dyja investimet kineze që mendohet se do të bëhen në Shqipëri përmes Bankers dhe aeroportit të Rinasit janë marrëveshje të drejtëpërdrejta me aksionerët në Kanada për Bankers dhe me aksionerët gjermanë për Rinasin. Qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje, pra janë marrëveshje të drejtëpërdrejta.
Fakti që aksionet shiten dhe kanë një vlerë të konsiderueshme provon të kundërtën se qeveria shqiptare rrënoi vlerën e tyre. Qeveria bëri detyrën e saj me Bankers pasi ajo nuk mund të kishte kurrfarë ekskluziviteti me tatimet në Shqipëri në ndryshim nga kompanitë e tjera. Qeveria e fitoi cështjen duke u mbrojtur me një studio amerikane avokatore”, tha Rama.
Vetëm muajt e fundit investimet kineze nënshkruan dy marrëveshje për sektorë strategjikë të ekonomisë në Shqipëri. Kryetari i grupit të miqësisë në parlament mes Shqipërisë dhe Kinës, Koco Kokëdhima u përjashtua këtë javë nga parlamenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/