Deputeti i PD, Sali Berisha kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme të hetohet presioni që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj gjykatës Kushtetuese në favor të ruajtjes së mandatit të Kokëdhimës.
“Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar Koço Kokëdhimë. Veç kërcënimeve më të ulëta ndaj gjykatësve, ka dërguar jo një por disa herë sekretarin e Përgjithshëm të mafias qeveritare, e njeriut që i përshtat atij fjalimet e Benito Musolinit, mafiozin Engjell Agaci. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjitshëm të marrë të gjitha bisedat me Edeskobarin dhe kamerat e gjykatës kushtetuese. Cilat janë vizitat që ka bërë aty sekretari i përgjithshëm i mafias shtetërore, përshtatësin e fjalimeve të Benito Musolinit për Edi Ramën? I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të marrë kamerat e Gjykatës së Lartë të shohë sa herë i viziton ky mafioz. A e dini ju se ky, bashkë me Visin e Ramës që i jep vizat e kokainës Ramës, kanë instaluar në zyrën antikorrupsion, makinerinë e numërimit të parave? Se këta janë të besuarit e Ramës që numërojnë valixhet me para. Se nuk i marrin pa numëruar, se nuk duhet të gënjejnë. Se u merr shpirtin për 100 euro”, deklaroi Berisha në parlament.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/