Prokuroria nis hetimi për pajisjen përgjuese të paautorizuar të Policisë

Prokuroria nis hetimi për pajisjen përgjuese të paautorizuar të Policisë

78
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet për një pajisja përgjuese e cila sipas medieve, është vendosur në më se një muaji në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Dyshimet e hedhura nga mediat, bëjnë të ditur se kjo pajisje është e paautorizuar. Pajisja misterioze tepër e sofistikuar për të cilën u tha se përdoret për qëllime trajnimi ka vënë në alarm institucionet e sigurisë. Pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të sigurisë. Për ekzistencën e saj nuk është vënë në dijeni as Prokurori i Përgjithshëm, i cili është autoriteti i vetëm që mund të autorizojë kryerjen e përgjimeve.
Burime nga prokuroria sqarojnë se procedimi penal është regjistruar dy ditë më parë, pas referimit nga shërbimi i inteligjencës.
Historia që është në limitet e skandalit, ka nisur rreth një muaj më parë, kur institucionet e inteligjencës shqiptare kanë rënë në dijeni të një informacioni se policia shqiptare përdor një pajisje përgjimi të paregjistruar dhe të paautorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Informacioni i është dërguar Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, i cili mësohet se është vënë në lëvizje për të verifikuar vërtetësinë e tij.
Sipas burimeve, mësohet se pajisja që shërben për zbulimin e personave në kërkim i është dhënë policisë shqiptare nga ana e homologëve italiane.
Mësohet se kjo pajisje e paautorizuar përgjimi është instaluar në ambientet e Policisë, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e ndryshimeve të ligjit të përgjimeve që Ministria e Brendshme dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë. Në bazë të këtij projektligji, Ministria e Brendshme synon të detyrojë kompanitë celulare për t’iu vënë në dispozicion të dhënat e tyre oficereve të policisë.
Në bazë të ligjit aktual, kjo e drejtë i takon vetëm prokurorisë. Sipas ligjit për përgjimet apo dhe Kodit të Procedurës Penale, parashikohet kryerja e dy lloj përgjimesh. Përgjimet parandaluese që kryhen nga Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi të merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm, duke motivuar arsyen e përgjimit.
Kategoria e dytë, janë përgjimet procedurale që autorizohen nga prokurori për procedime penale të regjistruara në prokurori. Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk mund të kryejë përgjime pa marrë më parë miratimin e prokurorit.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDALI/ Telefonia celulare i premton përgjime të paligjshme ministrit të Brendshëm
/web/SKANDALI_Telefonia_celulare_i_premton_pergjime_te_paligjshme_ministrit_te_Brendshem_18503_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY