FOTO/Kush eshte oficeri i lartë që u prangos sot në Durrës

FOTO/Kush eshte oficeri i lartë që u prangos sot në Durrës

117
0
Shares

Oficeri me gradën më të lartë që u arrestua për trafikun e kanabisit përmes Portit të Durrësit është shefi i Policisë së Portit. Ai quhet Julian Daci dhe në këtë foto shihet bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Në të njëtën ditë ai ka marrë një certifikatë pikërisht për punët që nuk ka bërë.

Doraci u arrestua bashkë me 17 policisë dhe zyrtarë të doganave në Durrës dhe Qafë Thanë se kanë lejuar kalimin e kamionëve me drogë nga kufiri shqiptar që u zbuluan në Itali.

Rasti i parë ka ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Prokuroria për Krime të Rënda pas informacioneve të marra ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY