Itali, arrestohet shqiptari i bandës “Ndrangheta”, sapo ishte liruar pas 16 viteve...

Itali, arrestohet shqiptari i bandës “Ndrangheta”, sapo ishte liruar pas 16 viteve burg

112
0
Shares

Arrestohet ndërsa ishte gati të nisej nga Ankona për në Shqipëri me një “Fiat Panda”, shqiptari me precedentë të rrezikshëm kriminal.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Edmond Como, 41-vjeçari i skeduar më parë nga policia italiane, sapo kishte vuajtur dënimin prej 16 vjetësh në burgun e Voghera, për akuzat e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në ngarkim të tij janë edhe akuzat për një shkëmbim zjarri në vitet ’90, pas një sherri për prishje pazaresh, si dhe një tentativë për grabitje ndaj një biznesmeni në Lece. Pa dokumente qëndrimi, shqiptari kishte qëndruar një muaj në një qendër pritjeje për emigrantët në Torino pas daljes nga burgu, e më pas grabiti italianin. Pronari i restorantit bëri denoncimin, por 41-vjeçari u arrestua para se të mbërrinte në vendlindje.
Mësohet se shqiptari kishte tentuar t’u shpëtonte forcave policore, por pa rezultat. Ai është në pritje të një dënimi me 13 vite burg nga një gjykatë në Reggio Calabria, për krime të kryera me porosi të organizatës famëkeqë mafioze “Ndrangheta”, raportojnë mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY