Tregtari i ilaçeve Dhimitër Poti baroni i drogës së Kelmend Balilit

Tregtari i ilaçeve Dhimitër Poti baroni i drogës së Kelmend Balilit

169
0
Shares

Shqiptari tjetër që njihet si një nga ‘kokat’ e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, me banim në Belgjikë, e për të cilin dje mediat greke raportuan se njihej me pseudonimin “Walter”, është Dhimitër Poti.

Dhimitër Poti, biznesmeni nga Saranda, ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod” që po hetohet për pastrim parash nga njësia Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të grupit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe drejtori i Transportit në Sarandë,Klemend Balili ose “Keli”.

Në muajin nëntor 2015, 50-vjeçari Poti që aktauliasht është shpallur në kërkim u investigua nga gazeta “Shqiptarja.com” lidhur me 5 transaksione të dyshimtë nga Greqia në llogaritë bankare të kompanisë “Chim Prod”. Këto transferta shkonin në vlerën e 826 mijë eurove, ndërkohë që një pjesë e kësaj shume u sekuestrua me urdhër të prokurorisë.

“Shqiptarja.com” zbulon se Dhimitër Poti me banim në Belgjikë njihet me pseudonimin “Walter”, dhe zotëron në këtë shtet një kompani me emrin “RDGL Group BVBA”. Kompania që ndodhet në rrugën “Brixtonlaan 1930 Zaventem (Bruksel) administrohet nga anëtarët e një familje si Xhevavir Poti dhe Dhimiter Poti, të cilët kanë deklaruar një xhiro vjetore prej 15 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY