VIDEO SKANDALI/ Qeveria pritet të shkarkoj sot kryebashkiakun Xhelili

VIDEO SKANDALI/ Qeveria pritet të shkarkoj sot kryebashkiakun Xhelili

59
0
Shares

Një ditë pas publikimit të video-skandalit seksual të kreut të Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili, sot Kryeministri Edi Rama pritet që të firmosë shkarkimin e tij. Burime për Ora News, bënë me dije se shkarkimi do të bëhet me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave.

Reagimi vjen ndërkohë që mbrëmjen e sotme u publikua një video-skandal ku kryebashkiaku i kërkon favore seksuale një vajze 20 vjeçare me qëllim për t’i rritur rrogën. Videoja u publikua në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipit sot ne Ora News.

Por kush është Shukri Xhelili, i njohur tashmë dhe si Don Zhuani i Dibrës:

Xhelili është diplomuar në Universitetin e Tiranes në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka titullin Ekonomist per Industrinë.

Nga shtatori 1985 deri në shtator 1987 ka punuar ne ofiçinën mekanike në Peshkopi dhe më pas u bë Kryetar i Degës Furnizim-Shpërndarje.

Në Shtator 1987 – Korrik 1991 u emërua Kryetar i Degës Planit Frigoriferi Peshkopi.

Gusht 1991 – Korrik 1992 Drejtor i Frigoriferi Peshkopi.

Tetor 1993 – Shtator 1996 Specialist Agjensia Kombetare e Privatizimit Dega Diber.

1996 deri Nentor 2013 Biznes privat.

Nëntor 2013- Qershor 2015 Drejtor Sigurimeve shoqerore Diber.

Në CV-në e tij thuhet se ka njohuri shumë të mira te Paketës Office, Internetit si dhe një pjesë të mirë të programeve më të përdorshme të momentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY