Policia e Fierit ka shpallur në kërkim administratorin e shoqërisë “A&A OIL 10”, Agim Çako, për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.
57-vjeçari u shpall në kërkim pasi nga hetimi rezultoi se në aktivitetin e shoqërisë “A&A OIL 10” në fushën e hidrokarbureve, ka shmangur detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010-2013, për një sasi prej 5247,89 ton naftë bruto, me një vlerë prej 179.594.750 lekë.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e personit dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/