Tritol dyqanit të kompjuterave, zbardhet ngjarja, autori është kushëriri i Ilir Kupës

Tritol dyqanit të kompjuterave, zbardhet ngjarja, autori është kushëriri i Ilir Kupës

47
0
Shares

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen kriminale dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku shpërtheu një sasi eksplozivi në një biznes kompjuterash, në pronësi të 60-vjeçarit M.T.

Sipas policisë, autori i dyshuar i vendosjes së tritolit është Lutfio Kupa 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve.

“Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga hetimet rezulton se shtetasi Lutfi Kupa, për motive të dobëta, ndodhet në konflikt me familjen e shtetasit M.T.

Gjithashtu, Kupa është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve”, thuhet në njoftimin e policies. Ai është edhe djali i xhaxhit të Ilir Kupës, njohur për arratinë nga burgu grek dhe si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY