Një rrugac i bashkisë së Tiranës prej disa ditësh ia është qepur si miza e kalit institucionit të Presidencës dhe gjykatave duke prodhuar tension politik nga një institucion që se kryer kurrë këtë funksion duke dëshmuar se rilindja në cdo pjesë të saj qoftë në qeveri e qoftë në bashki, qoftë në rrugë e qoftë në shoqërinë civile ka aksionet e veta dominuese në shkatërrimin e vendit, institucioneve, shtetit, ekonomisë, lirisë.
Një rob irritues sapo nis të flasë, martuar me lekët e ministrisë, është një nxënës adult i Koco Kokëdhimës, deputetit që u hoq me gjykatë mandati pasi abuzoi.
Është djali i sponsorizuar edhe kur blen kafe, edhe kur bëhet deputet, edhe kur bën parti, edhe kur martohet, edhe kur bëhet ministër, edhe kur bëhet kryetar bashkie. Pa bërë asnjë ditë-asnjë punë, pa patur dije për asnjë gjë vecse tokativ plot rrëmujë është bërë edhe kryetar bashkie në kryeqytet dhe i është sulur institucioneve të vendit në atë mënyrë barbare, katundare dhe komuniste sa do ja kishin zili edhe brigadat e sigurimit të vitit 1945.
Edhe letrën që lexoi sot e ka të sponsorizuar. Ia ka shkruajtur Rama nga fillimi deri ne fund. Erioni nuk ka probleme për të shtruar pyetje, nuk qeveris ai që të identifikojë cfarë ndodh.
Dy pyetje janë për ty se të tjerat duhet t’ia bëjmë Koco Kokëdhimës dhe Edi Ramës:
E para: Pse gënjeve dhe the se nuk do të rrit çmimin e biletave dhe brenda 24 orëve i rrite ato. Cfarë ndodhi. Ne mendojmë se çmimi i biletave duhej të rritej dhe ti nuk kishe pse gënjeje. Po ti as që kishe menduar se pse duhej të rritej çmimi i tyre. Trego se pse ndryshove mendje. A di gjë për këtë punë dikush tjetër?
E dyta: Pse deklarove se nuk do të presësh një pemë dhe blindove mesin e parkut me beton pasi preve të gjitha pemët. A i duhet një parku fëmijësh beton dhe hekur me themele deri në 5 metra thellësi. Trego se cili është projekti pas projektit.
Dhe një sugjerim: përpiqu të ndash Erjonin nga kryetari i Bashkisë, djalin e sponsorizuar nga institucioni i kryetarit të një institucioni lokal, postierin e hajdutëve të qeverisë në bashki me zyrtarin e shtetit shqiptar, komisariatin 3 të lagjes së Shullazit me bashkinë e Tiranës se përndryshe do të destabilizosh qytetin në atë farë gjendjeje sa nuk do të bie ndërmend për të bërë dasmën tjetër me lekët e nënës së bashkisë.
Presidenti i vendit edhe kur është i keq është Presidenti i vendit, ashtu si ti që je tmerrësisht i padurueshëm por megjithatë je kryetar bashkie i Tiranës. Të gjendesh në krye diku nuk është gjithnjë cështje zotësie, por cështje rrethanash dhe ndonjëherë është cështje pazotësie. Një pasqyrim brilant i kësaj të fundit je ti.
Presidenti është në atë detyrë i zgjedhur prej Parlamentit. Ka bërë disa detyra të rëndësishme në karrierën e tij dhe i ka bërë vet. Kur është martuar e ka bërë me lekët e veta dhe jo me të ministrisë. Është ndeshur me vdekjen ballëpërballë dhe plotësisht koshient për betejën dhe e ka mundur. Ky është virtyt, trimëri dhe personalitet para se të vishet me nenet e Kushtetutës që ndërtojnë Presidentin e Shqipërisë.
Përpara se të bësh dhjetra pyetje për Presidentin, (ne e dinim që do bëheshe kryeministër dhe jo president), thuaj miqve të tu të mos i vjedhin gjithë lekët e klorit dhe vetes të ulësh pak marzhin e fitimit prej klorit dhe shpërnda nga një dorë në kazanët e plehrave të Tiranës se qyteti po qelbet. Hiq kioskat që ke vendosur në të gjithë cepat e kryqëzimeve pasi kanë logon e bashkisë por do të jepen me koncesion dhe janë biznesi yt.
Pasi të kesh bërë këto, sërish asgjë nuk ke bërë pasi kavanozi ka vetëm një funksion, të konservojë gjërat që të tjerët hedhin aty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/