FOTO/ Njihuni me ‘lepurushen’ më joshëse të Playboy të 2016’s

FOTO/ Njihuni me ‘lepurushen’ më joshëse të Playboy të 2016’s

75
0
Shares

Lepurushja më seksi e “Playboy”-t për vitin 2016 është Eugena Washington, e treta vajzë me ngjyrë që merr këtë çmim, e që ndryshe nga të tjerat përpara saj, u prezantua goxha më e veshur. Modelja e kthyer në aktore kishte një mesazh për të përcjellë.

“Dua t’iu them vajzave që të kenë besim në vetvete. Dua t’u them të besojnë te magjia e tyre, të përqafojnë çdo pjesë të personalitetit të vet, të individualitetit të tyre, e të bëjnë çfarëdo lloj gjëje që duan të bëjnë, sepse bota ka nevojë të dëgjojë për to”, tha Eugena Washington, modele.

31-vjeçarja do të zërë kopertinën e revistës për muajin qershor dhe 10 faqe të brendshme të saj. Edicioni del në shitje më 20 maj. Si “lepurushja” më seksi e vitit, Washington do të marrë edhe 100 mijë dollarë dhe lejen për t’i dhënë dy vite një “Fiat 124 Spider”, transmeton TCh. 

“Playboy”, i krijuar në 1953-shin nga Hugh Hefneri, sot 90-vjeçar, njoftoi muajin tetor se nuk do të publikojë më femra të zhveshura, me argumentin se për shkak të internetit, foto të tilla tani konsiderohen të vjetëruara.

  

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY