Ambasadori Lu për videoskandalin: Krim i tmerrshëm dhe skandaloz

Ambasadori Lu për videoskandalin: Krim i tmerrshëm dhe skandaloz

58
0
Shares

Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar videoskandalin me kryetarin e bashkisë së bashkisë duke kërkuar nga të zgjedhurit lokalë të jenë më të përgjegjshëm.

“Ngjarja e Peshkopisë është krim i tmerrshëm dhe skandaloz. Kryetarët e bashkive duhet të jenë më të përgjegjshëm”, ka thënë ai.

Ka reaguar ndërkaq edhe deputeti socialist i Dibrës Ulsi Manja i cili ka kërkuar publikisht të falur qytetarëve të bashkisë së Peshkopisë për skandalin seksual të kryetarit Xhelili ndërkohë që ka kërkuar nga drejtësia zbardhjen deri në fund të cështjes.

Sipas Manjës, i cili ka qenë prokuror më parë ky ishte një skenar i ndërtuar me qëllim diskreditimin e kryetrait dhe të PS-së në Peshkopi. Manja ka lidhje te aferta familjare me Xhelilin, nip.

Ndërkohë pak caste më parë deputeti tjetër i Peshkopisë që i përket LSI-së, Përparim Spahiu i bëri thirrje PS që të kërkojnë ndjesë për skandalin seksual të numrit një të kësaj partie në qarkun e Dibrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY