Zbardhet dëshmia në polici: Vajzën e njoh. Xhelili u shpëton prangave hetohet...

Zbardhet dëshmia në polici: Vajzën e njoh. Xhelili u shpëton prangave hetohet i lirë

45
0
Shares

Zbardhet dëshmia e ish kryebashkiakut të Dibrës dhënë në polici gjatë momentit të marrjes në pyetje në lidhje mevideoskandalin etransmetuarnë Ora Neës.

Xhelili e ka quajtur inskenim videon ndërsa ka pranuar se e njihte vajzën prej një viti dhe se kishte 3 muaj që ishte punësuar në bashkinë e Dibrës, bëjnë të ditur burimet për gazetarët e Ora Neës. Mësohet se Xhelili u pyet në prani të avokatit dhe se prokuroria po verifikon materialet


E njoh vajzën prej një viti, ka 3 muaj e punësuar. Ngjarja është inskenim” mësohet të ketë thënë Xhelili në polici.

Prokuroria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili për të sekuestruar kontratën e punës së 20 vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

Gjithashtu ish kreu i Bashkisë Peshkopise Shukri Xhelili do të hetohet në gjëndje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Policia Vendore e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Shukri Xhelili, 56 vjeç, lindur dhe banues ne Peshkopi, Diber, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprat penale
“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 105 , 22, 248 e 259 të Kodit penal.

Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në televizionin “Ora news”.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër”, thuhet ne njoftimin e policise.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY