Dëshmia e vajzës që filmoi Shukri Xhelilin: Nuk kam pasur asnjë shtrëngim...

Dëshmia e vajzës që filmoi Shukri Xhelilin: Nuk kam pasur asnjë shtrëngim për seks

72
0
Shares

Vajza 20-vjeçare që filmoi fshehtas ish-kryetarin e Bashkisë u mor në pyetje në Komisariatin e policisë në Peshkopi paraditen e sotme. Ajo i tha efektivëve të policisë se nuk ishte detyruar nga Shukri Xhelilin për të bërë seks. Sipas dëshmisë, gjithçka është bërë me dëshirë, pas ofertave të vazhdueshme të Shukri Xhelilit dhe premtimeve që pasonin.

“Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks”, është shprehur 20 vjeçarja në polici. “Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf”, ka thënë 20 vjeçarja në polici.

Pas kësaj, vajza është lënë e lirë nga Komisariati i Dibrës, por me dëshminë e saj ajo ka lehtësuar pozitat e Shukri Xhelilit. Dëshmia e vajzës shfajëson ish-kryetarin e Bashkisë, i cili pas këtyre deklaratave të 20-vjeçares nuk do të arrestohet. Skandali u bë publik në emisionin “Të paekspozuarit” në Ora News.

Gjatë tij u shfaq denoncimi i vajzës gjatë bisedës me gazetarin, videoja e saj në zyrën e kryetarit të Bashkisë gjatë firmosjes së kontratës së punës si dhe biseda gjatë mbërritjes në hotel, ku vajza më pas ishte larguar menjëherë. (mapo.al)

Denoncimi

Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.

Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?

Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

Gazetari: Po ti sa vjeç je?

Denoncuesja: 20

Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?

Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

Gazetari: Në çfarë vendesh?

Denoncuesja: Në hotel

Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

Denoncuesja: E largova

Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt

Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?

Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person

Gazetari: Pse këmbënguli me ju?

Denoncuesja: Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëra

E bën vazhdimisht këtë gjë?

E bën

Ju tregonte për të tjera raste?

Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar tek diçka tjetër.

Vartëse të veta?

Dhe ato e kishin pranuar? Po.

Keni frikë që e bëni këtë denoncim?

Do bësh denoncim në polici?

Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY